Policia e Vlorës është vendosur në lëvizje për zhdukjen pa gjurmë prej 4 ditësh të 40-vjeçarit Ermal Ngucaj, person me precedent penal për një konflikt në një gurore, që vetëm 7 muaj më parë kishte dalë nga burgu.
Zërin për herë të fundit, Ermalit ia dëgjoi gruaja e tij, të cilës i tha se “Po të ndërrohem, ik se ngatërrova rrugën” dhe i mbylli telefonin. Prej atij momenti të së hënës në mbrëmje, ai nuk u bë më i gjallë duke humbur gjurmët, raporton gazetari i Abc News në Vlorë Ermal Nika.
Fejzo dhe Mjaftime Ngucaj dyshojnë se djali i tyre është rrëmbyer. Ata i kërkojnë policisë së Vlorës që të nisë kërkimet për gjetjen e djalit të tyre Ermal Ngucaj.
E ëma e drejton gishtin nga shokët, që thotë se e kanë prerë në besë duke e rrëmbyer dhe dyshojnë se kanë plagosur./ db/Abcnews.al