“Ik, ik, ik”, qytetarët përzënë protestuesen, e akuzuan për mbështetëse të Ramës

schedule18:25 - 14 Mars, 2022

schedule 18:25 - 14 Mars, 2022

Protesta e qytetarëve para kryeministrisë ka sjellë dhe një incident mes protestuesve dhe një te reje, e cila në momentin që mori mikrofonin falënderoi kryeministrin Edi Rama për arritjet e deritanishme.

E reja tha se sot shqiptarët duhet të dinë që të gjitha këto që shohim janë arritje e qeverisë Rama, ndërsa i kërkoi këtij të fundit që të shohë situatën me syrin e një artisti.

“Ne nuk kërkojmë të ikësh, por të falënderojmë për ngritjen e Shqipërisë që jemi të sigurt që të tjerët nuk do e bënin. Je i pandalshëm dhe i paprekshëm, por situatën duhet ta shohësh në syrin e një artisti që je”, u shpreh protestuesja.

Menjëherë kanë reaguar qytetarët e pranishëm duke i kërkuar të largohet menjëherë dhe të mos flasë më. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!