Ik ik ik

schedule10:13 - 30 Shtator, 2024

schedule 10:13 - 30 Shtator, 2024

Nga Edison Ypi

Ke 12 vjet që nuk vjen dot në pushtet. Ke kaluar çdo parashikim, çdo imagjinatë, çdo përfytyrim. Por je aq i paturp, aq i ndjeshëm, aq faqezi, sa ende do me ndejt. Kjo llaftarë s’ka bërë kurrë vaki’ në botën e qytetëruar. Ik ik ik.
Votat t’i vjedhin, pushtetin ta marrin, Non Grata të shpallin, elektorati të ka avulluar, njerzit nuk të mblidhen, partia të është katandisur sa një portokall, ça i duhet shqiptarve ky ngordhalaq nervoz, ky vulgar, ky dinak, rrrenacak, rrezil ? Nga penxherja, nga dera, nga shkallët, nga tribuna, nga mitingu, nga zyra, nga kudo ku ke mbi 30 vjet që thua rrena dhe vetëm rrena, ik ik ik.
Të zgjodhëm për demokrat u bëre diktator. Ik ik ik.

Të mbajtëm për organizator, menazher, kujdestar, nëpunës. Të hypi vetja në qef. Tu duk vetja despot, profet. Të gjithë të tjerët, skllevër. Ik ik ik.
Ta dhamë pushtetin ta ushtroje, e zaptove, e shpërdorove, e vodhe, na turpërove, ik ik ik.
Kujtuam se do na afroje, do na bashkoje, por veçse na ndave, veçse na përçave, ik ik ik.
Na premtove se do na mundësoje t’i realizojmë ëndërrat, por ëndërrat na i vrave, ik ik ik.
T’i kemi fal hilet, kullat, grataçilat, milionat, dallaveret në rrogoz, veç ik e mos u duk, ik ik ik.

Ik rrotullo turbinën e ndonjë hidrocentrali që ja ke fal ndonjë mafiozi që shterri dhe thau puset, burimet, përrenjtë, e nja 10 katundeve, ik ik ik, ik.
Kujtuam se shpëtuam nga llomotitjet, mbledhjet, mburrjet, përndjekja, partia, Sigurimi. Parti, Sigurim, nomenklaturë llomotitje, mbledhje, u bëre vetë, ik ik ik.
S’le rrenë dhe shantazh pa bërë, s’le pseudonim pa shpikur, mijrave jetën ua helmove, ik ik ik.
Le që Lirinë s’na e solle, por dhe përndjekjen na e vodhe, ik ik ik.
Askush nuk do kujtohet për një maniak rrenacak dhe shpifarak ordiner, veç ik ik ik.

Të vazhdojmë të dëgjojmë skizorrenat e tua nga shtëpia, penxhereja për shkak të tmerrit që të ka kap se do mbyllesh në hapsanë ? S’ta kemi ngenë, ik ik ik.
Me fqinjët – tmerr. Me aleatët e mëdhenj – katastrofë. Retorika – për të trembur kalamajtë. Brenda partisë – tiran. Me elektoratin inekzistent – blozë. I dështuar, i kompromentuar, i falimetuar në gjithçka, ik ik ik.
Fjalët që thua, i ke të gjitha rrena. Kërcënimet që bërtet s’bëjn asnjë efekt. Premtimet që shpërndan, askush s’ti beson. Me paralajmërimet s’tremb dot askend, ik ik ik.
Asgjë s’të justifikon, asnjë të drejtë s’ke të vazhdosh, asnjë s’të beson, askush s’të dëgjon, ik ik ik.
S’u hodhe nga penxhereja. S’ta mbajti revolucionarja. Ik ik ik dhe mos u duk. Sa më shpejt, aq më mirë. Veç ik ik ik.
Për 1 mij arsye, për 1 milion arsye, për aq arsye sa kokrriza rëre ka Shëngji i në Sarandë, veç ik ik ik e mos u duk, ik dhe kokën mos e kthe.
U hoqe gjoja si reformator, një vërrë në ujë bëre. Në mesjetë na gjete, në epokën e gurit na ktheve, ik ik ik.

Mos u bëj hiç merak për kohën që na humbe, për rrenat që shpërndave, për namin e keq që na përhape. Ti kemi fal të tëra. Veç ik ik ik, se kur të shohim na dhembin sytë.
Agonia jote e zgjatur me foltore, kongrese, mitingje qesharake me pare të vjedhme, është pengesë e lemeritshme, është mungesë e përbindëshme, i kushton Shqipërisë miliona, miliarda. Shqipëria ka qindra, ka mijëra, të shkolluar, të edukuar, të qytetëruar, që e bëjnë pakrahasimisht më mirë. Ik prapa dajtit, prapa diellit, prapa hënës, veç ik ik ik.
Ska problem se na the se do na çoje në parajsë dhe na shpure në ferr. Ta kemi fal. Vetëm ik ik ik.
Do e harrojmë edhe turpin e turpeve, që vure halabakët të shajnë ambasadorët dhe perëndimin, veç ik ik ik ik.
Pritëm ta sillje idealizmin, por na injektove materializmin në çdo zgëq, çdo brimë, çdo skutë. Nga Vermoshi në Konispol dhe nga prespa në Divjakë, e bëre pazar tejpërtej, ik ik ik.
S’do ta zemë hiç për të madhe që na premtove se do mbash të diturit, të ndershmit, dhe e mbushe me halabakë, hajdutë, spiuna, veç zhduku, veç ik ik ik ik.
Na katandise në vend pa turp, pa moral, pa etikë, vend pa cipë, vend që as skuqet as zverdhet, vetëm vrapon si i çmendur mbas interesit, ik ik ik.
Politika bëhet me parime. Politika nuk bëhet me muhabetet e kioskave të periferisë: kush vodhi, kush xhvati, kush ja mbathi, kush mbeti. Sa turp e sa tmerr që s’ke muhabet tjetër veç për krim dhe hajdutllëk, ik or ik, ik e mos u duk.

Më mirë na vrit se të vazhdosh të rrish. Ik ik ik.
Ik fshihu ku të duash. Në ndonjë shpellë, a barrakë, a ishull të shkretë, a mbyllu në ndonjë kullë të fildishtë, veç ik ik ik.
Sa mirë që stë takova kurrë. Sa fat që dorën kurrë s’ta dhashë asnjëherë. Sa mrekulli që kurrë s’të kërkova ndonjë favor. Tani ik ik ik.
Je katandisur një i vdekur i pakallur rrethuar nga një çetë mercenarëah që i paguan me pare të vjedhme për me të paraqit para shqiptarëve ashtu si nuk je: sikur zemra të troket 80 herë në minutë, tensionin e ke 12 me 8, shqerin 95. Ik ik ik.

Je një faliment, një dështim, një kolaps, një turp i stërmadh, ik ik ik.
Vër një kapele republikë. Mos dil ta blesh në treg se të njohin e të pështyjnë. Merrja hua dhëndrrit budalla. Lidh rrotull qafës një shall si litar pa sapun. Vër një palë syze të zeza si shpirti që ke. Ngri jakën e palltos. Zbrit në heshtje nga shkallët. Mos u kollit, mos u teshtit, se tremb komshinjtë dhe thrresin policin. Merr një taksi. Dhe ik. S’ka rëndësi ku. Veç ik ik ik e mos u duk se Shqipërinë e përdhose dhe shqiptarët i tmerrove.

Po s’ike, mos u çudit kur të dali ndonjë kaubojs nga ata të rrugicës ta hedhi që posht rreth qafës një litar me lak, të tërheqi nga kati i tetë në asfalt, ku, pasi të jesh bërë cop-e-çikë, do thonë:
E kishte hak. S’ishte asgjë më tepër se një serb i keq me dhëndërr boshnjak, hajdut, spiun dhe budalla.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!