Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ignjatovic: Te Laçi ka disiplinë, Selmani e ardhmja e futbollit shqiptar

schedule23:38 - 27 Korrik, 2020

schedule 23:38 - 27 Korrik, 2020

Aleksandar Ignjatovic, mbrojtësi i Laçit, është i ftuar në Pressing, në ABC News. Qendërmbrojtësi i kurbinasve foli për futbollin shqiptar, si dhe garantoi se Adolfo Sormani, do të jetë e ardhmja e futbollit kuqezi.

“Kemi pasur disiplinë dhe një grup të mirë në skuadër. Organizimi nga ana e klubit ka qenë gjithashtu e shkëlqyer. Këtu në Shqipëri, ka futboll shumë të shpejtë, disa skuadra kanë stile të ndryshme të luajturi, si Teuta, apo Tirana. Para çdo ndeshje, duhet përgatitur në mënyrë të ndryshme. Në përgjithësi, në këtë kampionat ka skuadra me kualitet dhe me lojtarë me kualitete.

Në futbollin e sotëm, të gjithë futbollistët luftojnë për të shënuar gola, pak duan që të bëhen mbrojtës. Edhe në merkato, duan futbollistë që prekin rrjetën, jo ata që e mbrojnë. Teuta, ka bërë një sezon shumë të mirë në mbrojtje.



Selmani? Është e ardhmja e futbollit shqiptar. Është shumë i ri dhe jam shumë i lumtur për të, që në një kohë mjaft të shkurtër, u bë nga një lojtar i thjeshtë, u bë në një lojtar që do të përfaqësojë Shqipërinë.

Tirana është ekipi më i mirë. E kanë fituar me meritë titullin kampion. Janë ekipi me më shumë lojtarë cilësorë. Ata i kanë fituar të gjitha ndeshjet e vështira. Nuk mund të them se kanë diferencë të madhe me ekipet e tjera”, u shpreh Ignjatovic./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!