Ignjatovic, mbrojtësi i Laccit, është i ftuar në Pressing, në ABC News. Futbollisti i kurbinasve foli për merkaton e Laccit, situatën gjatë pandemisë dhe për sulmuesin Kyrian Nwabueze.
“E kemi marrë shumë seriozisht stërvitjen edhe gjatë pandemisë, kur u ndalua kampionati. Klubi e ka marrë me shumë seriozitet stërvitjen tonë atë periudhë. Presidenti nuk është kurrë i lumtur me ne lojtarët, ai gjithmonë kërkon diçka më shumë. Kjo skuadër në tërësi, është shumë e re në moshë.
Nëse do që të bësh hapin e radhës, që të fitosh kampionatin, apo edhe të bësh një hap më shumë në Europa League, normalisht që na duhen 1 ose 2 lojtarë që bëjnë direkt diferencën në skuadër. Skuadra gjithmonë ka pasur nevojë për një mesfushor, ose për një sulmues anësor.
Nëse merr ekipin më të mirë në Bosnjë, Sarajevon, dhe Tiranën, janë në të njëjtin nivel. Mendoj se ndryshimi i vetëm i Shqipërisë, nga kampionatet tjera të Ballkanit, diferencën e bëjnë vetëm Cverzna Zvezda dhe Dinamo Zagreb, që janë në nivelin e majës. E ardhmja? Edhe për një sezon tjetër, jam pjesë e Laçit.
Nëabueze? Është sulmuesi numër një dhe shumë vështirë që të qëndrojë me ne sezonin e ardhshëm. Ka shumë oferta dhe ai është numri një në Shqipëri”, u shpreh Ignjatovic./abcnews.al