Igli Tare i sinqertë: Muriqi është te Lazio vetëm falë pandemisë…

schedule20:52 - 12 Tetor, 2020

schedule 20:52 - 12 Tetor, 2020

Vedat Muriqi u transferua këtë merkato vere te skuadra e Lazios, duke u larguar si goleadori më i mirë i skuadrës së Fenerbahce. Bomberi dardan megjithatë, ende nuk ka debutuar për lacialët, për shkak se ka qenë i izoluar.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka thënë për mediat se Muriqi është te Lazio vetëm falë pandemisë, pasi në të kundërt, nuk do të kishin financat e duhura për të blerë kartonin e tij, duke pasur parasysh kërkesat e Fenerbahce.

“Po të mos ishte periudha e pandemisë, nuk do ta kishim blerë Muriqin me këto shifra. Ndoshta nuk do të kishim mundur ta blinim në përgjithësi. Pandemia na dha mundësinë që ta blejmë”, u shpreh Igli Tare. Lazio pagoi 17.5 milion euro plus bonuse për kartonin e Muriqit, para që shkuan në arkat e Fenerbahce./abcnews.al