Idrizi pas takimit me Bashën: Aleanca, kundra një njeriu të vetëm dhe 5 oligarkëve

schedule14:37 - 24 Shkurt, 2021

schedule 14:37 - 24 Shkurt, 2021

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, në një komunikim për mediat pas takimit me liderin e PD-së Lulzim Basha, tha se aleanca është kundra një njeriu të vetëm që kërkon të jetë sulltan në Shqipëri.

Idrizi më tej tha se PDIU, do jetë në gjendje të mbledhë mbi 40 apo 50 mijë vota për opozitën.

“Shqipëria është në një krizë të thellë ekonomike, pro e them hapur se kjo nuk është aleancë kundër kurrkujt. Kjo është aleancë kundra një njeriu të vetëm që kërkon të jetë sulltan në Shqipëri. Vendi ka nevojë për ndryshim dhe nuk mund të mos them që ky njeri po e jep Shqipërinë oligarkëve, duke e vendosur në duart e 5 oligarkëve.

Aleanca është kundra arrogantëve, ndaj një njeriu të vetëm që fyen bashkëpatriotet edhe pse është njeriu më servil i cili hesht si greku më i mirë për ligjin e luftës. Aleanca është kundra një njeriu të vetën dhe 5 oligarkëve. PDIU do t’i afrojë aleancës rreth 40-50 mijë vota”, tha Idrizi.

/abcnews.al/