Idrizi në Kuvend: Greqia të kërkojnë falje për çamët, ne duhet të jemi bashkë

schedule10:39 - 30 Qershor, 2022

schedule 10:39 - 30 Qershor, 2022

Kreu i PDIU , Shpëtim Idrizi nga foltorja e Kuvendit adresoi çështjen çame, një kujtesë për gjenocidin e kryer në fund të Luftës së Dytë Botërore ndaj popullsisë çame në Greqi.

Idrizi u kërkoi deputetëve të pozitës dhe opozitës që të jenë të gjithë bashkë kur flitet për çështjet kombëtare dhe kërkoi seriozitet. Ai theksoi se Greqia duhet të kërkojë falje publike.

Idrizi u ndal edhe tek ligji i luftës, për të cilin theksoi se dy vende të NATO-s si Shqipëria dhe Greqia s’mund ta kenë një ligj të tillë, ndërsa tha se Rama duhet të ngrejë zërin në samitin e NATO-s. Kreu i PDIU propozoi ndër të tjera zgjidhjet e tij.

Në fund të fjalës së tij, Kuvendi mbajti një minutë heshtje për të kujtuar viktimat e popullsisë çame në Greqi.

Pjesë nga fjala e Shpëtim Idrizi:

Babai im u dëbua në moshën 2 vjeçare. Sot jam në Parlamentin e Shqipërisë dhe kërkoj drejtësi për daljen time, por edhe për ata mjera shqiptarë. Unë jam në këtë foltore si deputet për tua kujtuar që ekzistoj. Si unë janë të paktën edhe pesë deputetë të tjerë që kanë gjak çam. Ne shqiptarët e Çamërisë nuk jemi rastësisht këtu. Por ne jemi si pasardhës të atyre që u vranë dhe i dëbuan vetëm se ishin shqiptarë.

Ju e dini shumë mirë që vetëm në zgjedhjet e fundit ishin  mbi 30 kandidatë nga partitë çamë. Ky arsyetim jo serioz nga diplomacia fqinje kërkon një diskutim serioz.

Respektimi i të drejtës së jetës, mbi 5800 jetë të prera në mes. Dua të propozoj edhe disa zgjidhje. Ne kemi kërkuar dënimin e gjenocidit dhe spastrimit etnik. Dje u arrestua një nazist në moshën 101 vjecare, kryetarja e gjykatës iu drejtua: këto janë krime kundër njerëzimit.

Ne kërkojmë nga Greqia një falje publike. Ne nuk e bëjnë shtetin grek të sotëm përgjegjës për atë që ka ndodhur në të kaluarën.

Në duhet të jemi të gjithë bashkë kur flitet për interesin kombëtar. Kryeministri tha disa ditë më parë se dy anëtare të NATO-s mbajnë peng njëra tjetërn. Sot ai ndodhet në samitin e NATO-s, së bashku me kryeministrin grek, është koha për të thënë se dy anëtare të NATO-s kanë një ligj lufte.

Unë propozoj të ngrihet një komision dy palësh me akademikë, historianë.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!