Idrizi: Me votimin e 30 Korrikut, Rama grisi marrëveshjen e 5 qershorit dhe Kushtetutën

schedule21:30 - 31 Korrik, 2020

schedule 21:30 - 31 Korrik, 2020

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi në një intervistë për Provokacian në Abc News është shprehur se ndryshimet kushtuese ishin ilegjitime dhe në mënyrë të njëanshme e gjithë kjo është bërë për shkak të frikës së Edi Ramës.

Idrizi në fjalën e tij me gazetarin Mustafa Nano është shprehur se me vendimin e 30 korrikut është grisur jo vetëm marrëveshja e 5 qershorit por edhe kushtetuta.

Marrëveshja e 5 qershorit për herë të parë është grisur bashkë me kushtetutën në votimin që u bë një ditë më parë në parlament. Edi Rama e grisi kushtetutën e miratuar me referendum, nëse do të bëhet një ndryshim i tillë ne jemi të detyruar që të marrim mendimin e Komisionit të Venecias dhe të kemi dhe një mendim të tyre që duhet të kemi një vendim. Në kushte pandemie, një vit para zgjedhjeve bëhen ndryshime të njëanshme.

Me prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit, mazhoranca i hyri një rruge për të dezenjuar kodin zgjedhor është prishja e asaj që ishte arritur. E para është prishur një marrëveshje politike për të shkruajtur rregullat e lojës, për ditën që kanë pushtetin dita e zgjedhjeve. Janë hequr në mënyrë të njëanshme koalicionet, pasi ishin pjesë e marrëveshjes dhe votimi i 23 qershorit bie ndesh me atë të 30 korrikut, e dyta është se ndryshojnë zonat elektorale tashmë flitet për rajone dhe është hequr koncepti i qarkut. Ndryshimi i zonave zgjedhore ndryshon të gjithë mënyrën e llogaritjes së mandateve”, është shprehur Idrizi.

Ndër të tjera Idrizi është shprehur se me ndryshimet që po kërkon të bëjë Rama një vit para zgjedhjeve, bën që ne të shkojmë në sistem me të panjohura.

“Ne hymë në një situatë të paqartë, por ndryshimi i zonave zgjedhore dhe heqja e koalicioneve për tu bërë për hapjen e listave kur ne e dimë se një gjë e tillë nuk është bërë, e gjithë kjo do të ndryshojë dhe do të ndodhe kur të bëhet dizenjimi i kodit zgjedhor ku pika kryesore është heqja e koalicionit ku do të ndryshojë edhe për shkak dhe nëse do të ngelin me lista të hapura. Do të ndryshojë mënyra e ndarjes së mandateve. Ndryshimi i koalicioneve dhe ne do të hyjmë në një sistem me të panjohura. Parlamenti mund të jetë legal por nuk e ka kredibilitetin për të ndryshuar kushtetutën”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!