Idrizi dhe Doda futboll me të rinjtë: Me ekipin tonë fiton Shqipëria dhe Çamëria

schedule09:56 - 30 Mars, 2021

schedule 09:56 - 30 Mars, 2021

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda  kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të zhvilluar fushatën e tyre elektorale.

Idrizi dhe Doda  u  janë bashkuar një aktiviteti sportiv mes të rinjve të kësaj force politike. Larg kostumit politik, i veshur sportiv, Idrizi u rreshtua edhe vetë në fushën e lojës.

E veçanta e kësaj ndeshje futbolli mes djemve dhe vajzave të PDIU-së, ishte se në fanellat e lojtarëve ishte shkruar emri i koalicionit “PD-AN 9” dhe dy kandidatët e PDIU-së në Tiranë, “Shpëtim Idrizi 9” dhe “Mesila Doda 12”.

Idrizi u shpreh se i njeh nevojat, pritshmëritë dhe ambicien e komunitetit rinor.  Ai deklaroi se së bashku me skuadrën e PDIU-së në Qarkun e Tiranës, por edhe në gjithë Shqipërinë, do të fitojnë finalen e 25 prillit edhe për ta.

25 prilli është beteja mes atyre që shkatërruan, vodhën dhe shpopulluan vendin, dhe atyre që kanë për synim rikthimin e vendit në normalitet. Ne duam që të krijojmë kushtet që të rinjtë e Shqipërisë të zhvillojë talentin, pasionet e energjinë në vendin e tyre. Me ekipin tonë fitojnë të rinjtë, fiton Shqipëria, fiton Çamëria“, theksoi Idrizi.

Në këtë aktivitet nuk munguan as kënga dhe vallja çame. Është synim i PDIU-së që t’i kthejë të rinjtë te rrënjët e identitetit dhe kjo bëhet duke i mbajtur ata gjithnjë e më pranë folklorit e traditës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!