Richard Martyn Turner, 44 vjeç dhe Verity Turner, nga Edinburgh, po qëndronin në resortin me pesë yje Lux Réunion në Saint-Gilles në ishullin parajsë të Reunion.
Nënpunësi civil u raportua i zhdukur nga zonja Turner dhe ajo identifikoj trupin e tij pasi iu tregua unaza e martesës e gjetur në barkun e peshkaqenit.
Turner po notonte në një lagunë të përdorur shume nga turistët që konsiderohej ‘e sigurt’ por katër peshkaqenë u gjetën duke notuar prane tij të dielën duke përfshirë dhe pershkaqenin që e sulmoj. /abcnews.al
Autoritetet nuk pranuan të komentojnë mbi identitetin e viktimës. Testet e ADN-së po kryhen në mbetjet e gjetura brenda peshkaqenit tiger për të konfirmuar se ato i përkasin Z. Turner.
Peshkaqeni tigër eshte peshkaqeni i dyti më i rrezikshëm në botë mbas peshkaqenit të bardhë.
Dora dhe parakrahu i ndarë i Turner u tha se ishin identifikuar nga gruaja e tij të mërkurën. Ata u gjetën pasi pesë peshkaqenë u vranë katër milje nga plazhi piktoresk i Hermitation.
Ishte sulmi i 24-të i peshkaqenëve dhe rasti i 11-të me pasoja fatale që nga viti 2011 në Reunion .
Në një vizitë muajin e kaluar në Reunion , Presidenti Francez Emmanuel Macron tha se qeveria e tij po bënte gjithçka te mundshme për t’u marrë me krizën e peshkaqenëve. /abcnews.al
Lux Réunion hotel in Saint-Gilles
Peshkaqeni në të cilin u gjetën eshtrat e z. Turner.