Identifikohet një nga autorët që dhunoi tre anëtarët e familjes Ahmeti në Ksamil, i arrestuar në 2016 për armëmbajtje pa leje

schedule16:33 - 7 Qershor, 2022

schedule 16:33 - 7 Qershor, 2022

Tre anëtarë të një familjeje në Ksamil kanë mbetur të lënduar ditën e sotme, pasi janë goditur me grushta dhe sende të forta nga disa persona.

Burime për abc bënë me dije se pjesëtarët që kanë mbetur të lënduar janë të familjes Ahmeti nga Ksamili.

Të lënduar kanë mbetur Tiku Ahmeti, Luli Ahmeti dhe Flamur Ahmeti pas një sherri me grushte dhe sende të forta në Ksamil.

Njëri prej tyre, pikërisht Luli Ahmeti është nisur me helikopter drejt Tiranës pasi ka marrë plagë më të rënda, ndërkohë që dy të tjerët janë duke u trajtuar në spitalin e Sarandës. Tiku Ahmeti, i cili ushtron një aktivitet biznesi në zonë ka thyrje të kockave në trup, kurse Flamuri ka dëmtime më të lehta.

Ndërkohë që policia ka identifikuar një nga autorët dhe e ka shpallur person në kërkim.

Sipas burimeve të Abc 21-vjeçari Gjergj Arapi nga fshati Shendelli është një nga personat që ka ushtruar dhunë mbi 3 anëtarët e familjes Ahmeti.

Ndërkohë që 21-vjeçari ka qenë dhe me precedentë të mëparshëm penalë, pasi në vitin 2016-të është arrestuar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ju gjet një kallashnikov me 56 fishekë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!