Identifikohen tre turistët e gjetur në një pus në Meksikë, u qëlluan me plumba në kokë

schedule09:20 - 6 Maj, 2024

schedule 09:20 - 6 Maj, 2024

Trupat e tre turistëve të gjetur në një pus në veriperëndim të Meksikës kishin plagë plumbash në kokë, thonë autoritetet. Vëllezërit australianë Jake dhe Callum Robinson, 30 dhe 33 vjeç, dhe shoku i tyre amerikan Jack Carter Rhoad, 30 vjeç, u zhdukën më 27 prill ndërsa ishin në një udhëtim surfing në Ensenada.

Të afërmit identifikuan trupat e tyre të dielën pasi udhëtuan në Meksikë për të ndihmuar autoritetet. Zyrtarët besojnë se burrat u sulmuan teksa po përpiqeshin të shmangnin një tentativë vjedhjeje të kamionit të tyre.

Trupat e tyre u gjetën në një pus 4 metra të thellë rreth 6 km nga vendi i sulmit në qytetin e Santo Tomás të premten. Aty pranë u gjetën tenda të braktisura, një kamionçinë e bardhë e djegur dhe një telefon i lidhur me surfistët e zhdukur.

Dy burra dhe një grua janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në sulm. Më herët, FBI tha se po shqyrtonte rastin dhe ishte në kontakt me partnerët ndërkombëtarë.

Baja California është një nga shtetet më të dhunshme të Meksikës, pasi bandat lokale të drogës bëjnë luftëra në terren. Por zona Ensenada, rreth 120 km në jug të kufirit SHBA-Meksikë dhe e njohur për kushtet e saj të sërfit, konsiderohet më e sigurt dhe ka tërhequr prej kohësh turistë nga Kalifornia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!