Massimiliano Allegri mund të largohet nga Juventusi këtë verë.
Timonieri 55-vjeçar përflitet se është gati të pranojë një ofertë fitimprurëse nga Arabia Saudite. Sipas Calciomercato, Allegri ende nuk ka ndërmend të largohet, por nëse kjo ndodh, Juventusi do të ketë dy opsione prioritare zëvendësuese: kandidati i parë është Antonio Conte tashmë i papunë, i cili do të donte të ishte trajner në Serie A, opsioni i dytë është Igor Tudor, së fundmi është larguar nga Marseille.
Sezonin e kaluar, Juventus nën drejtimin e Massimiliano Allegrit përfundoi në vendin e shtatë në Serie A (me një prej 10 pikësh). Kontrata e tij me bardhezinjtë është e vlefshme deri në vitin 2025. /G.D abcnews.al/