Identifikohen dy “kokat” shqiptare të 2.2 ton “të bardhë” në Peru, pjesë e kartelit Los Balcanes (EMRAT)

schedule17:50 - 14 Qershor, 2022

schedule 17:50 - 14 Qershor, 2022

Franc Malo dhe Gentjan Meta janë dy shqiptarët të akuzuar si “koka” të trafikut të 2.2 tonë kokaine në Peru, me destinacion Holandën.

Të dy, të njohur si ‘Barbas’ dhe ‘Pelado’, kanë hyrë legalisht në Peru, duke u paraqitur si turistë, përmes Ekuadorit, për të nisur negociatat për dërgesën e drogës që do të merrej me rrugë detare përmes portit të Callaos, shkruajnë mediet peruane.

Sipas medieve të huaja të dy janë pjesë e kartelit Los Balcanes. Ata kanë qëndruar në një hotel luksoz QP Hotels Trujillo në El Golf ku edhe janë fotografuar. “Ata kanë ardhur në qytetin tonë me qëllim financimin, si dhe për t’u kujdesur për logjistikën e koordinimit për dërgimin e më shumë se dy tonëve kokainë, e kamufluar në formë të lëngshme në kanaçe asparagusi, me vlerë 160 milionë dollarë që do të kishte si destinacion Holandën“, shkruajnë mediet e huaja.

Sipas mediave peruane, eksportuesi paguante për trafikantët e drogës qëndrimin në hotelin QP Hotels Trujillo në El Golf, ku edhe janë fotografuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!