Identifikimi biometrik, KQZ kontakton 20 kompani të huaja, Celibashi: Duhet konsensus politik

schedule18:44 - 13 Nëntor, 2020

schedule 18:44 - 13 Nëntor, 2020

Nga Esiona Konomi

20 kompani të huaja janë ftuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të dhënë ofertën e tyre se për sa para do të sjellin në Shqipëri pajisjet që do të bëjnë të mundur identifikimin elektronik të votuesve.

Jemi duke pritur përgjigje nga subjektet të cilave u jemi drejtuar për të na dhënë informacion se sa mund të jenë kostot të implementimit të këtyre sistemeve. Ne pasi të kemi arritur në konkluzionin se sa do jetë ky buxhet do ia adresojmë kërkesën qeverisë shqiptare” tha ai.

Këto pajisje do të lexojnë kartat e identitetit apo pasaportat e votuesve duke nxjerrë në ekran edhe një fotografi të madhe të votuesit që komisioneri ta krahasojë me personin që paraqitet në qendrën e votimit. Po ashtu, pajisja do të regjistrojë shenjat e gishtave, për të mos lejuar votimin më shumë se një herë.

Krahas kësaj, në dy bashki të vendit do të eksperimentohet dhe numërimi e votimi elektronik.

Është një proces që detyrimisht duhet të marrë dakordësinë e gjithë spektrit politik. Votimi dhe numërimi elektronik është një projekt pilot dhe nuk do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit” tha ai.

KQZ po bëhet gati edhe për votën e emigrantëve, por edhe pse ligji është në fuqi që në vitin 2016, asnjë nuk ka deklaruar adresën e tij jashtë vendit me qëllim fitimin e të drejtës së votës.

Shpresojmë t’ja dalim. Në momentin që flasim nuk ka asnjë votues emigrant të regjistruar. Është një bashkësi boshe. Ne jemi duke diskutuar se si do të ndërtohet ky regjistër, të jetë më i lehtë për adresuar” përfundoi ai.

Gjithsesi, në KQZ do të ngrihet një portal ku cdo shqiptar jashtë atdheut do të  deklarojë dëshirën për të votuar dhe më pas do të shikohet nëse do të mundësohet vota me postë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!