Premier League rikthehet më 17 qershor, datë kur luhen dy sfidat Aston Villa-Sheffield United dhe Manchester City-Arsenal. Liverpooli kryesues zbret në fushë më 21 qershor dhe përballë do të ketë “armiqtë” e Everton.
Derbi i zjarrtë do të zhvillohet pa praninë e tifozëve në “Goodison Park” dhe djemtë e Carlo Ancelottit do të japin gjithçka për të frenuar “The Reds”. Një tifoz i Everton po e pret me padurim këtë ndeshje. Atij i ka ardhur një ide gjeniale për të mbështetur skuadrën e zemrës dhe për të fituar disa para.
Jay Deak zotëron një vinç të madh dhe do e shijojë aty derbin. Ai ka ftuar tifozët e Everton t’i bashkohen në vinçin 10 metra të larta, pozicion nga ku mund të shohin pa probleme duelin ndaj Liverpool. Sigurisht që duhet paguar “bileta”, që kushton 40 paund.
Një ide origjinale e Deak dhe një eksperiencë unike për tifozët e Everton. Porositë për një biletë kanë nisur dhe aty lart do të krijohet një grup tifozësh që do të mbështesin ” The Toffees”. /abcnews.al
Worked on these for 4 years. £40 and I’ll take you up to watch the match https://t.co/sPrgZVnEqA pic.twitter.com/Yo2pcS52GU
— Jay Deak (@deakefc) June 10, 2020