Ideja e fundit, Real Madrid dhe Inter tundohen nga shkëmbimi i bujshëm

schedule14:55 - 13 Shkurt, 2020

schedule 14:55 - 13 Shkurt, 2020

Real Madrid dhe Inter po projektojnë një operacion të madh për në verë. Luka Modric ka një kontratë deri në vitin 2021 me “Los Blancos” dhe fundi i këtij sezoni mund ta transferojë në Serie A, aty ku shpreson prej kohësh që të luajë.

Mediat angleze dhe spanjolle flasin për një shkëmbim midis mesfushorit kroat dhe Milan Skriniar (Realit do i duhet të paguajë edhe disa milion euro shtesë). Pavarësisht moshës 34-vjeçare, Modric mbetet ende një lojtar i madh dhe në Milano i ka të shumtë adhuruesit. Zikaltrit mund të detyrohen të sakrifikojnë mbrojtësin sllovak për të mbërritur te kroati.

Klubet tundohen nga kjo ide dhe së shpejti do të nisin bisedimet në lidhje me shkëmbimin e bujshëm. Skriniar do të ishte një përforcim super për Zinedine Zidane, ndërsa Conte do të formonte një mesfushë spektakolare me Modric, Brozovic, Eriksen dhe Barella. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!