Ideja e fundit Piolit, ka një plan për sulmin

schedule12:14 - 22 Tetor, 2019

schedule 12:14 - 22 Tetor, 2019

Rezultati 2-2 ishte zhgënjyes, por Milani dha disa sinjale “ringjalljeje” kundër Lecces. Krzysztof Piatek shënoi golin e tretë në kampionat dhe të parin me aksion. Polaku ka marrë shumë kritika kohët e fundit.

Në kombëtare qëndroi në stol në dy ndeshjet e fundit dhe e njëjta gjë u përsërit edhe përballë Lecces. Stefano Pioli zgjodhi Rafael Leaon titullar, teksa Piatek u fut si zëvendësues. “Pistolero” shfrytëzoi rastin e parë që iu paraqit dhe tregoi se instinktet e golit nuk i kanë humbur.

Trajneri i Milanit e sheh Leaon si qendërsulmues dhe po tundohet nga ideja e aktivizimit të dy lojtarëve së bashku. Milannews.it raporton se Pioli po provon në stërvitje dyshen Piatek-Leao në majën e sulmit. Kjo është risia që pritet të ndodhë në ndeshjen e radhës kundër Romës, edhe pse do të shikohet gjatë javës bashkëjetesa” mes polakut dhe portugezit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!