Një emër i ri ka dalë në skenë për sulmin e Interit. Antonio Conte dëshiron të ketë alternativa të shumta në çdo repart dhe pëlqen karakteristikat e Gervinho.
33-vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka edhe dy vite kontratë me Parmën, teksa sezonin e kaluar shënoi 9 gola me skuadrën ku aktivizohet edhe Kastriot Dermaku.
FcInterNews.it raporton se drejtuesit e klubit zikaltër kanë nisur bisedimet me agjentin e lojtarit ofensiv. Në fillim po tentohet të gjendet akordi me lojtarin dhe më pas do të vijë oferta zyrtare me Parmën.
Conte e do si sulmues të katërt të ekipit, pas Lautaro Martinez, Romelu Lukakut dhe Alexis Sanchez. Për Gervinhon interesohet edhe Benevento, me Pippo Inzaghin që është gati t’i dhurojë një fanellë titullari. /abcnews.al