Milani vazhdon punën për gjetjen e lojtarëve të talentuar. Kuqezinjtë po tentojnë të forcojnë repartin defensiv dhe kanë piketuar një talent. Mediat gjermane raportojnë klubi italian pëlqen shumë Lars Lukas Mai, mbrojtësin e Bayern Munchen.
19-vjeçari është kapiten i ekipit U19 të Bayernit, ndërsa me ekipin e parë është aktivizuar vetëm dy herë gjatë vitit 2018 kur në stol ishte Jupp Heynckes. Në Gjermani e cilësojnë si De Ligti i ri dhe Milani është gati të japë 10 milionë euro për kartonin e tij.
Lars Mai dëshiron të aktivizohet si titullar dhe është gati të provojë një aventurë të re. Për të interesohet edhe Borussia Dortmund. Kuqezinjtë kanë nisur negociatat me agjentin e qendërmbrojtësit dhe shpresojnë që të bindin sa më shpejt lojtarin për t’u transferuar në Serie A. /abcnews.al