Ideja e fundit e Milanit, drejtori Massara tenton yllin e Atalantës

schedule17:14 - 1 Prill, 2021

schedule 17:14 - 1 Prill, 2021

Tifozët presin rikthimin e Milanit në Champions League, ndërsa drejtuesit vijojnë punën për të përforcuar skuadrën e Stefano Piolit. Ideja e fundit e kuqezinjve është Josip Ilicic.

Ylli i Atalantës është dëshira e madhe e Frederic Massarës. Drejtori sportiv i Milanit po punon për të siguruar shërbimet e sllovenit ofensiv, një prej lojtarëve më të mirë të ekipit bergamask.

Mosha 33-vjeçare e lojtarit nuk përshtatet me politikat e presidencës Elliot që bazohet te lojtarët e rinj, por Ilicic do i sillte klas, eksperiencë dhe gola Milanit.

Kontrata me Atalantën i përfundon në verën e vitit 2022. Nëse rinovimi nuk vjen, zikaltrit do detyroheshin ta shisnin në verë, teksa vështirë që Ilicic të refuzojë kalimin te Milani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!