Ideja e fundit e merkatos, një shkëmbim tundon Milanin dhe Interin

schedule09:37 - 3 Nëntor, 2020

schedule 09:37 - 3 Nëntor, 2020

Kontrata e Hakan Calhanoglu me Milanin përfundon verën e ardhshme. Akordi i rinovimit nuk po arrihet, kjo për shkak të pretendimeve të larta të fantazistit turk në lidhje me rrogën sezonale.

Në kushte të tilla, kuqezinjtë janë të detyruar ta shesin 26-vjeçarin në janar. Zëra e merkatos e lidhin me Interin, aty ku Antonio Conte do e priste krahëhapur.

Dy klubet e Milanos kanë shkëmbyer shpeshherë lojtarë mes tyre dhe së fundi ka lindur ideja e një tjetër shkëmbimi: Calhanoglu te zikaltrit dhe Christian Eriksen në Milanello.

 

Kalimi i danezit tek Interi në janar, krijoi entuziazëm të madh, por trajneri Conte nuk e sheh si titullar. Organizatori nordik do e mirëpriste një kalim në anën kuqezi të qytetit.

Eriksen (50 milion euro) kushton më shumë se Calhanoglu (30 milion euro), për të cilin ka një interesim nga Manchester United, por dy klubet mund të arrijnë një marrëveshje që do i kënaqte të gjithë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!