Ideja e fundit e Mancinit, rikthen 36-vjeçarin në kombëtare?

schedule12:20 - 25 Shtator, 2019

schedule 12:20 - 25 Shtator, 2019

Italia është pothuajse e kualifikuar për Euro 2020. Të kaltrit e Roberto Mancinit kryesojnë me 18 pikë të plota në grupin J, ndërsa dy ndeshjet e radhës janë kundër Greqisë dhe Liechtenstein, me 12 dhe 15 tetor.

Sportmediaset raporton se Mancini po mendon të rikthejë Daniele De Rossin në kombëtare. Dueli kundër Greqisë zhvillohet në “Olimpico” dhe ish-romanisti e meriton të jetë i pranishëm në këtë sfidë në stadiumin e tij.

De Rossi, i cili numëron 134 ndeshje me kombëtaren, ishte për herë të fundit pjesë e Italisë në eliminimin e turpshëm kundër Suedisë. Italia nuk i mposhti dot vikingët në nëntor të vitit 2017 dhe e pa Botërorin e Rusisë nga shtëpia.

Mancini dëshiron t’i dhurojë një ndeshje lamtumirë De Rossit në stadiumin ku kaloi një jetë. Një vlerësim i rëndësishëm për një lojtar po kaq të rëndësishëm, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen lojtari i Bocës të bëhet pjesë e stafit teknik të Mancinit në kombëtare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!