E mbani mend ndeshjen Birmingham-Aston Villa sezonin e shkuar? Derbi i Birmingemit nuk kalon asnjëherë pa incidente dhe kështu ndodhi edhe në atë takim, pasi kapiteni i Aston Villa, Jack Grealish, u godit me grusht nga një tifoz i Birmingham.
Grealish kishte të gjithë të drejtën të mos pranonte të vazhdonte lojën dhe Aston Villa të braktiste fushën, por si një kapiten i vërtetë, udhëhoqi ekipin e tij drejt fitores 1-0, duke shënuar golin e vetëm.
Atë fanellë që mbajti veshur atë ndeshje, e nxori në shitje sot dhe paratë e përfituara, i ka dhënë për bamirësi, në luftën kundër Koronavirusit. Fanella e Grealish, u shit për më shumë se 50 mijë sterlina. Një gjë është e sigurt, se ai që e ka blerë fanellën, nuk ka qenë tifoz i Birmingham…/abcnews.al
I’m holding a raffle to raise money for the NHS. Anyone who donates will have the chance to win the matchday shirt I wore against Birmingham City in the 0-1 win at St Andrews. Thank you to everyone who has donated so far. https://t.co/BxAuJSPNHj #UTV
— Jack Grealish (@JackGrealish) April 28, 2020