“Idalia” shndërrohet në uragan ‘katastrofik’ të kategorisë 4

schedule12:24 - 30 Gusht, 2023

schedule 12:24 - 30 Gusht, 2023

Uragani Idalia është shndërruar në një uragan të kategorisë 4, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve. Një uragan i kësaj ashpërsie ka të ngjarë të ketë erëra prej 130 mph (215 km/h).

Sipas shkallës së Qendrës Kombëtare të Uraganeve, Kategoria 4 nënkupton dëme të mëdha katastrofike.

“Shumica e pemëve do të shkulen dhe shtyllat e energjisë do të rrëzohen. “Ndërprerjet e energjisë elektrike do të zgjasin me javë deri ndoshta edhe muaj” sipas qëndrës kombëtare të uraganeve.

“Shumica e zonës do të jetë e pabanueshme për javë ose muaj,” thuhet në njoftim.

Guvernatori i Karolinës së Jugut, Henry McMaster ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shtetin e tij për t’u përgatitur për ndikimet e mundshme nga uragani në Idalia.

Uragani Idalia u forcua mbi Gjirin e Meksikës dhe lëvizi drejt bregut të Gjirit të Floridës, duke bërë që autoritetet të urdhërojnë evakuimin e zonave të ulëta bregdetare që pritet të përmbyten nga stuhia e fuqishme të mërkurën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!