Zëra të shumtë merkatoje në Itali. Milani, Juventusi dhe Napoli po punojnë për të bërë disa transferime në verë. Kuqezinjtë e kanë të qartë strategjinë dhe nuk duan të shpenzojnë shumë, ndaj edhe po shohin lojtarë me parametra zero.
Një prej tyre është braziliani Otavio, i cili largohet në fund të qershorit me parametra zero nga Porto. Kuqezinjtë kanë gati një kontratë 4-vjeçare me mesfushorin me tipare sulmuese dhe po punojnë ta bindin atë me propozimin e tyre.
Te Napoli kanë piketuar një mbrojtës të majtë. Ai është 21-vjeçari i Benfica, Nuno Tavares. Giuntoli po e ndjek prej kohësh dhe italianët do të hidhen në sulm për të në momentin që do të vendoset çfarë do të ndodhë me stafin teknik, pasi Gattuso me shumë mundësi do të largohet.
Te Juventusi rikthehet pista Mauro Icardi. PSG, edhe pse e ka në kontratë sulmuesin deri më 30 qershor të vitit 2024, dëshiron ta shesë. Mbappe dhe Kean janë lojtarët që Leonardo kërkon t’i blindojë.
Kështu bardhezinjtë mund të futen sërish në garë për sulmuesin dhe PSG nga ana tjetër të marrë me parametra zero Kun Agueron. Te Juventusi tani po punojnë edhe për një lëvizje tjetër. Robin Gosens, autor i tetë golave këtë sezon, është objektivi i kampionëve në fuqi të Italisë dhe kartoni i tij vlerësohet me 30 milion euro. /abcnews.al