Mauro Icardi ka ndezur derbin e Madoninës. Ish-kapiteni i Interit është një mdër futbollistët më të urryer nga tifozët milanistë dhe me postimin e tij më të fundit në Instagram, i ka prishur edhe më shumë punë vetes.
“Kemi qenë ajo që nuk tregohet, por që kurrë nuk harrohet”, ka shkruar sulmuesi në Instagramin e tij, duke postuar edhe foton e festimit të njërit prej 3 golave të shënuar mbrëmjen e 15 tetorit të 2017-ës, kohë kur mbante edhe shiritin e kapitenit të Interit në krahun e tij.
Inter-Milan, derbi më i madh italian, luhet ditën e shtunë, në orën 18:00. Milani pas tre ndeshjeve të luajtura, numëron 9 pikë të plota, ndërsa Interi me dy fitore e një barazim, është në kuotën e 7 pikëve./abcnews.al