Zlatan Ibrahimovic e nisi titullar takimin kundër Juventusit, gjysmëfinalja e parë mes dy klubeve për Kupën e Italisë. Sulmuesi suedez u ndëshkua me karton të verdhë që në minutën e 30-të të sfidës, pasi goditi me bërryl De Ligt në një duel ajror.
Gjyqtari Valeri i dha karton të verdhë gjigantit suedez dhe Ibrahimovic, nuk do të jetë i gatshëm për Piolin në sfidën e kthimit, që do të luhet pas tri javësh në Torino. Goditje e madhe për kuqezinjtë, pasi Ibra po kalon një formë shumë të mirë./abcnews.al
A yellow card for Zlatan Ibrahimovic means he will miss the second leg of Milan vs Juventus through suspension ? pic.twitter.com/HjtzicXAjT
— Goal (@goal) February 13, 2020