Ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic nuk zhgënjen kurrë.
Këtë herë, suedezi ka treguar gjendjen e këmbëve të tij 11 javë pas një operacioni në tendinën e Akilit. Në një foto të postuar në Instagramin e tij, Zlatan ka treguar këmbët teksa shtrihet në një shtrat pranë rrezeve të diellit.
Çuditërisht, një numër i muskujve të këmbës së tij duken kaq të spikatur pavarësisht moshës 41-vjeçare të Zlatan.
Për më tepër, kanë kaluar vetëm 11 javë nga operacioni që iu nënshtrua për të kuruar tendinën e Akilit dhe problemet e gjurit që pësoi gjatë sezonit 2021/2022 me Milanin.
Si përgjigje, llogaria e njohur në Instagram “Ohmygoal” iu përgjigj postimit, duke vënë me humor humanizmin e Ibrahimovic: “A je njëri?”/ h.ll/abcnews.al