Ibrahimovic përbën lajm gjithmonë. Transferimi te Milani mund të përmbyllet sot dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Suedezi kishte dyshimet e tij, sidomos pas humbjes që kuqezinjtë pësuan kundër Atalantës me rezultatin 5-0.
Gjithsesi të shohim nga e ardhmja dhe numri që i sugjerohet të mbajë Ibra është i veçantë. Numrat 9, 10, 11, që jemi mësuar t’i shohim mbi shpinën e sulmuesit, janë të zënë.
SportMediaset, duke parë që numri 1 është i lirë, për shkak se Reina ka marrë 25-n, i sugjeron sulmuesit një numër të veçantë: njëshin. Ibra nuk do të ishte i pari jo portier me atë numër, pasi e ka mbajtur De Guzman te Chievo. /abcnews.al


