Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ibrahimovic rikthehet në stërvitje me grupin, Kjaer ende në pikëpyetje

schedule15:34 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 15:34 - 18 Dhjetor, 2020

Një lajm i mirë për të gjithë tifozët e Milanit. Sipas raportimeve të mediave italiane, Zlatan Ibrahimovic është kthyer në stërvitje këtë mëngjes dhe i është bashkuar grupit të lojtarëve.

Gjiganti suedez mori një dëmtim në fitoren e kuqezinjve 1-3 në transfertën e Napolit, por mesa duket tani ai është gati për trajnerin Pioli. Gjithsesi një vendim përfundimtar për të nëse do të jetë në fushë nga minuta e parë kundër Sassuolos këtë të diel do të merret nesër në mëngjes.

 

Ndërkohë, situata për mbrojtësin Simon Kjaer vazhdon të jetë e njëjta. Danezi vazhdon të jetë i dëmtuar dhe nuk i është bashkuar ende grupit. Qendërmbrojtësi po ndjek akoma një program individual dhe do të jetë shumë e vështirë për të që të jetë i gatshëm për Milanin në dy ndeshjet e fundit për këtë vit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!