Ibrahimovic: Prezantues pas futbollit? Mundet. Sanremo thyen rekorde me mua

schedule13:35 - 2 Mars, 2021

schedule 13:35 - 2 Mars, 2021

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, u shfaq pak momente më parë në konferencën për shtyp të Sanremos. Suedezi do të jetë një nga prezantuesit e festivalit italian, që fillon mbrëmjen e sotme. 39-vjeçari deklaron se ndihet i sigurt nën kujdesin e Amadeus si dhe replikon sërish me Lebron James.

“Kur Amadeus më propozoi për të qenë këtu, nuk mund të thoja jo. Për mua është më e lehtë të shënosh gola se sa të prezantosh, por nuk shqetësohem aspak pasi ndihem i sigurt me Amadeusin e Fiorellon.

Nuk e di se çfarë më pret. Nëse bëj ndonjë gabim askush nuk mund të më gjykojë dhe nëse bëj mirë do të kem një punë tjetër kur të tërhiqem nga futbolli”, deklaron veterani.

 

“Ka një arsye pse Amadeus më propozoi. Ai kërkon të thyejë çdo rekord dhe ja ku jam tashmë. Dëmtimi im nuk do të ndikojë aspak, do të jem në dispozicion të festivalit. Kam pësuar një dëmtim të lehtë, por mund të bëj gjithçka.

Replika e James? Racizimi dhe politika janë dy gjëra të ndryshme. Ne sportistët bashkojmë botën, politika e ndan atë. Ky është mesazhi im. Sportistët duhet të jenë sportistë, politikanët duhet të jenë politikanë.

Italianët nuk më njohin shumë mirë mua. Ata duhet të më shohin mua si një shembull. Kur luaj futboll jam shumë i përqëndruar dhe synimi im është të ndihmoj Milanin. Dua t’i jap shumë Italisë për ato që më ka dhënë gjatë këtyre viteve, jo vetëm në futboll. Më thanë se ky festival është eventi më i madh këtu, prandaj le ta bëjmë këtë.

Lukaku në Sanremo? Nëse ai do të ishte i ftuar do të ishte i mikpritur. Nuk kam asnjë problem personal me të. Ajo që ndodhi, mbeti në fushën e lojës.”, përfundon Ibrahimovic. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!