Me një postim në profilin e tij në Instagram, Zlatan Ibrahimovic rrëfua gjashtë muajt e tij të fundit pas operacionit të djeshëm.
“Në gjashtë muajt e fundit kam luajtur pa një ligament të kryqëzuar të gjurit tim të majtë. Kam pasur një gju të ënjtur për gjashtë muaj. Unë kam qenë në gjendje të stërvitem me ekipin vetëm 10 herë në gjashtë muaj.
Kam pasur mbi 20 injeksione në gjashtë muaj, kam zbrazur gjurin një herë në javë për gjashtë muaj. Ilaçe kundër dhimbjeve çdo ditë për gjashtë muaj.
Mezi kam fjetur për gjashtë muaj për shkak të dhimbjes. Asnjëherë nuk kam vuajtur kaq shumë brenda dhe jashtë fushës, bëra të mundur diçka të pamundur. Në mendjen time kisha vetëm një synim, t’i bëja kampionët e Italisë shokët e skuadrës dhe trajnerin sepse u premtova atyre këtë gjë. Sot kam një ligament të ri dhe një trofe tjetër”, këtu ishin fjalët e Zlatan Ibrahimovic./ h.ll/abcnews.al
View this post on Instagram