Monza u ngjit në Serie B dhe Drejtori i Përgjithshëm, Adriano Galliani, zbulon se ka pasur një takim me sulmuesin Zlatan Ibrahimovic. I rikthyer në Itali në janar, suedezi po tregon që ende mund të japë në fushën e blertë.
Gjithsesi qëndrimi te Milani pas mbylljes së këtij sezoni është në dyshim. Takimi me Gallianin sigurisht nuk mund të kalojë pa zëra merkatoje, që në fakt hidhen poshtë shumë shpejt. Ish-drejtuesi i Milanit ka folur për “Binario Sport”.
“E kam takuar javën e kaluar Ibrën. Ende ka një marrëdhënie shumë të mirë mes nesh, por paga e tij është jashtë mundësive tona. Madje mendoj se është jashtë mundësive edhe të shumë klubeve të Serie A, gjithashtu”. /abcnews.al