Zlatan Ibrahimovic ëshë padyshim njeriu i momentit tek Milani. Ishte suedezi ai që i dha fitoren kuqezinjve ditën e djeshme në transfertën e Udinezes, falë golit të tij spektakolar.
Të besuarit e Stefano Piolit vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e parë në renditjen e Seria A, por mesa duket kjo nuk mjafton për Ibrën.
39-vjeçari ka postuar së fundmi një foto në “Instagram” me fanellën e Suedisë. “Kohë e gjatë pa u parë”, shkruan bomberi krah fotos, duke hapur kështu një derë për një rikthim të mundshëm të tij në kombëtare.