Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ibrahimovic: Nuk gjuaj më penallti, ia kam lënë Kessie

schedule23:59 - 8 Nëntor, 2020

schedule 23:59 - 8 Nëntor, 2020

Milan arriti të shmangte humbjen e dytë radhazi mbrëmjen e djeshme në duelin kundër Hellas Veronës, falë golit në minutat e fundit të sfidës nga Zlatan Ibrahimovic. Suedezi mund të kishte shënuar që në minutën e 66-të takimit, ku shpërd=oroi një penallti, të cilën e goditi shumë larg kuadratit.

39-vjeçari ishte dhe një herë tjetër heroi i kuqezinjve, por pas ndeshjes e konfirmoi se nuk do të godasë më penallti, pasi nga sot e tutje do të jetë Franck Kessie zgjedhja e parë e Milanit. “Jam i inatosur sepse barazimi i sotshëm nuk është edhe aq mirë për ne. Kishim shumë shanse, unë humba një penallti dhe mendoj se është më mirë që ato t’i ekzekutojë Kessie”, deklaroi Ibra për “Sky Sport Italia”.

 

“Pësuam dy gola dhe ajo që kishte më shumë rëndësi ishte se ne nuk e humbëm kurrë besimin. Duke parë renditjen aktuale, ne kërkojmë që të fitojmë në çdo ndeshje. Fatmirësisht tashmë kemi pushimin nga kombëtaret dhe mua më duhej kjo pauzë.

Nuk isha aq në formë dhe atë mprehtësinë para portës. Në duhet të luajmë për objektiva të caktuar sepse nuk mund të futemi në fushë dhe të jemi të lumtur që po luajmë. Të paktën unë kështu e konsideroj, kjo është filozofia ime”, përfundon bomberi i Milanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!