Zlatan Ibrahimovic i mungon Mino Raiola, agjenti i futbollit italian që vdiq në fillim të këtij viti dhe që trajtoi çështjet e shumë lojtarëve, përfshirë Zlatanin.
Sulmuesi suedez do të rikthehet në fushë vetëm në janar, ndërsa është i zënë me gjëra të tjera, për shembull prezantimi i librit të tij të ri “Adrenalina”. Në të, ai foli se i mungon Raiola:
‘Në këtë libër ka një kapitull të veçantë për Minon. Ai ishte shumë i rëndësishëm për mua. Më mungon tani dhe do të më mungojë për pjesën tjetër të jetës sime”, ka thënë Ibrahimovic nga Canale5. /G.D abcnews.al/