Milani ka kryer një tjetër tentativë për arritjen e akordit me Zlatan Ibrahimovic. Negociatat ishin frenuar ditët e fundit, por kuqezinjtë kanë ndryshuar propozim. Gjithçka ishte bllokuar prej klauzolës së rinovimit për sezonin e ardhshëm.
Sportmediaset raporton se klubi italian i ofron sulmuesit një kontratë deri në fund të sezonit, me opsion rinovimin nëse ekipi kualifikohet në Champions për sezonin pasardhës. Tani do të jetë ndryshe dhe rinovimi i 38-vjeçarit do të varet nga numri i ndeshjeve dhe golat që do të shënojë.
Pjesa ekonomike nuk ndryshon dhe Ibra pritet të përfitojë 10 milionë euro deri në verën e vitit 2021. Gjiganti suedez është tunduar nga propozimi i fundit i drejtuesve të “Djallit” dhe ka kërkuar 48 orë për të kthyer përgjigjen përfundimtare. /abcnews.al

