Ibrahimovic kërkon kohë, Milani projekton planin B

schedule10:59 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 10:59 - 12 Dhjetor, 2019

Zlatan Ibrahimovic ka kërkuar më shumë kohë për të kthyer një përgjigje. Milani nga ana tjetër nuk mund t’i varë shpresat vetëm te suedezi, ndaj edhe po shihet edhe për ndonjë opsion tjetër. Sigurisht dëshira është rikthimi i sulmuesit, i cili mund të jetë i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes së kuqezinjve.

Për të mos qenë të papërgatitur, Zvonomir Boban i është rikthyer pistës Mario Mandzukic. Juventusi kërkon ta shesë në janar dhe deri më tani klubi më i interesuar për të ka qenë Manhester United, që e tentoi edhe në verë për të zëvendësuar belgun Romelo Lukaku.

Mario Mandzukic

“Corriere dello Sport” shkruan se Boban e ka telefonuar sulmuesin kroat, me të ciliën ka një raport pozitiv. Problemi është paga, pasi Mandzukic kërkon të përfitojë të paktën sa te Juventusi, 6 milionë euro në sezon.

Kuqezinjtë nga ana tjetër nuk janë të gatshëm ta japin në shifër të tillë për një sulmues 33-vjeçar. Milani do të duhet të paguajë edhe për kartonin e tij te Juventusi dhe ky operacion merkatoje do të kapte shifra të larta, që në kushtet ku janë kuqezinjtë tani, është e vështirë të shpenzohen. /abcnews.al