Ibrahimovic i paarritshëm, tentohet Moise Kean i Everton

schedule12:55 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 12:55 - 10 Dhjetor, 2019

Zlatan Ibrahimovic ka dy ekipe në mendje për të ardhmen: Milan ose Napoli. Sulmuesi duhet të zgjedhë mes shtëpisë dhe një klubi ku mund të fitojë sërish. Bologna ka rënë përfundimisht si piste dhe janë drejtuesit e këtij klubi që e kanë pranuar diçka të tillë.

Të ndodhur para një fakti, ata kanë nisur të mendojnë për një tjetër sulmues. E duan që në janar dhe emri në listën e objektivave është ai i Moise Kean, i cili në Angli me Everton nuk ka pasur shumë hapësira.

Dëshira e Kean është për të luajtur dhe së fundmi zbulohet se Bologna ka bërë një kërkesë për huazimin e sulmuesit, i cili spikati vjet me Juventusin dhe për arsye financiare u shit në Premier League më pas. /abcnews.al