Zlatan Ibrahimovic është objektivi i madh i Milanit në merkaton e janarit dhe palët janë afër arritjes së një akordi. Sulmuesi suedez është dakord për t’u rikthyer në Milanon kuqezi, aty ku luajti gjatë viteve 2010-2012.
Problem mbetet vetëm pjesa ekonomike. Corriere dello Sport raporton se 38-vjeçari ka kërkuar një kontratë 1.5 vjeçare me një rrogë prej 10 milionë eurosh në total. “Djalli” nuk ofron këtë shumë dhe arrin deri në 6 milionë euro për një sezon e gjysmë.
Tifozët shpresojnë që kjo diferencë të reduktohet dhe palët të arrijnë marrëveshjen. Javën e ardhshme pritet të ketë të tjera negociata dhe së shpejti mund të zyrtarizohet transferimi i Ibrës te skuadra e Stefano Piolit. /abcnews.al