Ibrahimovic: Dua që Argjentina të fitojë Kupën e Botës për shkak të Messit

schedule16:32 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 16:32 - 8 Dhjetor, 2022

Suedia nuk arriti të sigurojë një vend në Kupën e Botës në Katar, duke ua mohuar të gjithëve mundësinë për të shijuar Zlatan Ibrahimovic në një Botëror të fundit.

Megjithatë, 41-vjeçari, si tifoz, shprehu dëshirën e tij se cili vend do të donte të fitonte trofeun.

Konkretisht, duke folur për 433, sulmuesi suedez i Milanit tha se do të dëshironte që Argjentina ta fitonte Kupën e Botës, për shkak të ish-bashkëlojtarit të tij te Barcelona, Lionel Messi. “Dua që Argjentina të fitojë Kupën e Botës për Lionel Messin”, ka komentuar ndër të tjera Zlatan. /G.D abcnews.al/