Faza e Zlatan Ibrahimovic në Milano duket se ka marrë fund. Sulmuesi suedez do të përjetojë ndeshjen e tij të fundit si lojtar i kuqezinjve të dielën.
Ndaj Hellas Verona, Zlatan me gjasë do të marrë duartrokitjet e tifozëve të San Siros në ndeshjen e fundit të sezonit. Veterani suedez nuk mund të aktivizohet në lojë pasi ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi që e ka përqafuar pothuajse gjatë gjithë sezonit.
Gjithsesi, Ibrahimovic nuk mendon ende që të pensionohet nga futbolli, pasi në një intervistë së fundmi me “Gazzetta dello Sport”, suedezi shprehu vazhdimësi.
“Mendoj se kam ende gjëra për të dhënë dhe nuk po mendoj të heq dorë. Mendoj se duhet të vazhdoj të luaj, por duhet të gjej ekuilibrin. Me ekuilibër dhe stabilitet, ju jeni një bombë dhe bombat shpërthejnë”, është shprehur sulmuesi 41-vjeçar./h.ll/abcnews.al