Zlatan Ibrahimovic ndalet edhe tek Interi gjatë prononcimet të dhënë për Gazzetta dello Sport. Sulmuesi suedez vlerëson shumë Antonio Conten, pavarësisht se nuk e njeh nga afër. Të dy japin gjithçka për të fituar dhe ngjajnë shumë.
38-vjeçari komenton garën për titull në Serie A, duke zbuluar edhe ekipet favorite. Bardhezinjtë e Sarrit janë favoritët kryesorë dhe kampionati italian mbetet një kampionat specifik dhe shumë i vështirë, sidomos për një sulmues.
“Nuk e njoh personalisht, por të gjithë thonë që jep 500% çdo ditë. Ky është aspekti ku ngjajmë dhe do të ishim një dyshe e bukur. Të dy besojmë se sakrifica është rruga e vetme që të dërgon te suksesi. Interi ka bërë një goditje të madhe me afrimin e tij në stol.
Juventusi mbetet favoriti kryesor për të fituar titullin, por zikaltrit po rriten. Napolit i mungon ende diçka, ndërsa ekipet e tjera mbeten prapa. Skuadrat e mëdha po investojnë dhe mbetem i idesë që Serie A, sidomos për një sulmues, mbetet një kampionat shumë i vështirë“, thekson Zlatan Ibrahimovic. /abcnews.al