Zlatan Ibrahimovic është i karikuar në maksimum dhe gati për të zbritur në fushë. 38-vjeçari ndalet te biseda e parë me trajnerin Pioli, CR7 dhe sfida e tij personale. Gjiganti i sulmit është shumë i lumtur që do të luajë përsëri me kuqezinjtë, teksa e mbyll me një koment për derbin me Interin.
CR7 – “Është diçka e mirë për Serie A fakti që Ronaldo është këtu. Të shohim se çfarë do të ndodhë në vijim. Kulusevski? Është e rëndësishme që ka shkuar në një klub të madh. Në Amerikë e ke të vështirë të ndjekësh futbollin europian, por kam dëgjuar shumë fjalë të mira për të”.
SFIDA – “Sfida ime është që të bëj ende diferencën, e kam me vetën një objektiv të tillë. Duhet dëshirë dhe mentalitet i fortë. E kam të qartë se çfarë duhet të bëj për të ndihmuar Milanin”.
PIOLI – “Dje bisedova me të disa minuta. Më shpjegoi disa gjëra, unë i thashë për çfarë kam nevojë për të bërë mirë. Do të diskutojmë sërish së bashku”.
LUMTURIA – “Jam shumë i lumtur. Askush nuk ka firmosur për një klub si Milani në moshën 38-vjeçare. Nëse ka ndodhur diçka e tillë, do të thotë që kam mundësi për të bërë gjëra të rëndësishme. Të ishte ndryshe, nuk do të më kishin ftuar”.
DERBI – “Mbetet gjithmonë një ndeshje e veçantë. Kam luajtur shumë derbi në karrierë, por ky i Milanos është më i bukuri. Dua të bëj gjithçka për të përmirësuar Milanin. Nëse nuk shënoj gol, do të dhuroj asiste dhe gjëra të tjera për të ndihmuar skuadrën”. /abcnews.al