“Ibra si Messi, po luan futboll cilësor. Pioli nuk ia kërkon kurrë këtë gjë”

schedule17:17 - 30 Tetor, 2020

schedule 17:17 - 30 Tetor, 2020

Katër fitore dhe një barazim në kampionat, vendi i parë në renditje dhe dy fitore në dy sfidat e para të grupeve të Europa League për Milanin. Kuqezinjtë i kanë rikthyer tifozëve entuziazmin dhe lumturinë e munguar prej vitesh, teksa djemtë e Piolit nuk humbasin prej muajit mars.

Merita kanë të gjithë, por kryeson e ka Zlatan Ibrahimovic. 39 vitet mbi super nuk dallohen fare kur e sheh duke luajtur, teksa “gjiganti” i sulmit kryeson renditjen e golashënuesve të Serie A me 6 rrjeta në vetëm tre takime të luajtura.

Elozhet për të janë të shumta, suedezi ia ka dalë të “ringjallë” ekipin e famshëm italian, teksa një koment rreth tij ka bërë edhe Alberto Zaccheroni, ish-trajneri i Milanit në periudhën korrik 1998-mars 2001.

 

Sheva, Zaccheroni dhe Paolo Maldini

Nuk më duket se Ibrahimovic po shpenzon aq shumë energji, pasi ai po luan më shumë me cilësi se sasi. Gjithmonë luan ato 15-20 metra vertikalisht dhe horizontalisht. Ai është aq i pjekur sa e kupton vetë kur është e nevojshme të harxhohet energji dhe kur ai mund ta shmangë atë.

Pioli po e menaxhon në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi kurrë nuk do të kërkojë nga ai që të lëvizë më shumë. Rreth tij ka shumë të rinj që duan të dallohen, afër Ibrës ata kanë një mundësi të shkëlqyer.

Ibrahimovic është një lojtar që lëviz ekuilibrat si askush për momentin, mbase vetëm Messi e zhvendos ekuilibrin si Ibra“, deklaron trajneri italian. /abcnews.al