Zlatan Ibrahimovic është pranë rikthimit në Serie A, aty ku ka luajtur më parë me Juventusi, Interin dhe Milanin. Bologna pritet të jetë destinacioni i ardhshëm. Surprizat mund të ndodhin çdo moment, ndonjë ofertë nga Spanja ose Anglia e një ekipi që pretendon trofe do ta fuste në mendime.
Gjithsesi, Ibra është gati t’i plotësojë dëshirën e madhe trajnerit Mihajlovic dhe të realizojë ëndrrën e tifozëve të Bolognës. 38-vjeçari ka një lidhje speciale me trajnerin serb (po lufton me sëmundjen e leuçemisë) dhe i ka kthyer përgjigje pozitive insistimeve të tij për ta pasur në ekip.
Tani ka mbetur për t’u arritur akordi financiar. Corriere dello Sport raporton se Bologna është gati t’i dhurojë një kontratë 1.5 vjeçare në janar. Mino Raiola, agjenti i gjigantit suedez, ka kërkuar 8 milionë euro për 1.5 vite dhe ekipi italian është gati të bëjë këtë sakrificë për t’i lumturuar të gjithë. /abcnews.al