Të gjithë sillen sikur dinë diçka, por në fund do të vendosë vetëm ai, Zlatan Ibrahimovic. Një prej sulmuesve më të mirë të dy dekadave të fundit ka ende adhurues, pavarësisht 38 viteve mbi supe. Karriera e suedezit do të vazhdojë në kampionatin italian, por mbetet ende mister klubi i ardhshëm.
Mund të jetë një rikthim te Milani, një aventurë emocionuese te Napoli ose transferimi te Bologna. Luciano Moggi e njeh mirë, është personi që realizoi kalimin nga Ajaksi te Juventusi shumë vite më parë dhe është i bindur për zgjedhjen e Ibrës. Në një prononcim për calciomercato.it, ish-drejtori i përgjithshëm e Juves dhe Partizanit, zbulon ekipin e ardhshëm të goleadorit të madh.
“Ibra në janar do të kthehet në Itali. Kam biseduar me të dhe gruan e tij. Ajo është e dashuruar me Milanon, por besoj se Zlatan do të shkojë te Bologna. Aty do të ketë më pak presion dhe më shumë hapësira për t’u aktivizuar“, thekson Moggi. /abcnews.al