Zlatan Ibrahimovic nuk di të jetë modest. E ka thënë edhe më parë se në MLS është më i miri, ndërkohë që në intervista të ndryshme është shprehur se ende mund të shënojë 20 gola edhe në Serie A, edhe pse është vetëm 38 vjeç.
Sezonin e fundit në MLS realizoi 30 gola në sezonin e rregullt dhe i ngacmuar pas ndeshjes derbi me Los Angeles FC për të ardhmen, ai është shprehur: “Nëse unë do të qëndroj, atëherë do të jetë mirë për MLS. E gjithë bota do ta shikonte. Nëse nuk qëndroj, askush nuk do të mbajë mend se çfarë është MLS”.
Pas derbit të humbur, Zlatan bëri edhe një gjest ndaj tifozëve dhe nuk ka ngurruar të sqarojë çfarë ndodhi: “Ata thanë diçka për mua. Nuk dua të tregoj mungesë respekti, por kjo është si një stërvitje për mua. Stadiumi është shumë i vogël për mua. Është si një shëtitje në park”. /abcnews.al
IBRA WITH THE CROTCH GRAB IN HIS LAST GAME??? pic.twitter.com/KaZpElLRFL
— Barstool LA (@BarstoolLA) October 25, 2019